Friday, August 7, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREFIFA i bllokon merkaton Dinamos. Shkak detyrimet e papaguara ndaj futbollistëve

FIFA i bllokon merkaton Dinamos. Shkak detyrimet e papaguara ndaj futbollistëve

Si të mos mjaftojë disavantazhi i ndeshjes së parë, humbur me rezultatin 1-0 në Letoni përballë Audas, Dinamo duhet të përballet me të tjera probleme që duhen zgjidhur, pa i shkaktuar telashe të tjera vetes.

Fjala është për FIFA-n që ka vendosur t’ia bllokojë merkaton kryeqytetasve. Shkak janë bërë detyrime të pashlyera, çfarë kanë sjellë edhe këtë vendim tronditës për klubin në një pikë tejet të rëndësishme në kualifikueset e Conference League.

Në këtë mënyrë, në rastin më të mirë që skuadra e Ilir Dajës do të kualifikohet në “play-off” të këtij kompeticioni, nëse mposht Audan në “Elbasan Arena” më 13 gusht dhe përmbys rezultatin për të tentuar objektivin akoma dhe më të madh siç janë grupet; nuk do të mund të federojë lojtarët e rinj nëse detyrimet nuk shlyhen në kohë e për pasojë, merkato mbetet pezull.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments