Vllaznisë iu anuluan 2 gola në duelin ndaj Elbasanit, duke shkaktuar polemika të shumta. Në minutën e 88-të talenti shkodran Ensar Tafili, gjeti rrugën e rrjetës, me një gjuajtje potente nga distanca, por që u anulua nga arbitri Maletaj pas konsultës me VAR-in.
Në lidhje me këtë episod ka folur, specialisti i moviolës, Klajdi Kola i cili ka deklaruar se lëvizja e lojtarit nuk ndikonte në rrezen e portierit, pasi distanca ishte e largët, duke theksuar se goli mund të mos ishte anuluar.
“Lojtari që ndodhet para portierit, është pozicion jashtë loje, e konfirmuar. Por, a ka ndikim ky futbollist në rrezen e portierit apo jo?
Për të pasur impakt, ka disa kritere. Një ndër to, është edhe distanca e portierit nga lojtari, distanca këtu është e largët.
Atëherë, unë them që ai lojtari ka distancë nga portieri. Ky lojtar nuk ndikon te portieri, pasi portieri ka mundësi të hidhet për të kapur topin”, tha Kola.


