Superliga shqiptare e futbollit do zhvillojë sot tre nga pesë duelet e javës së 20. Të shtyra për disa ditë prej kushteve të motit, gjashtë skuadra do zbresin sot në fushë. Duke nisur nga ora 13:00, paralelisht në elitën e futbollit tonë do zhvillohen tre duele.

Në “Selman Stërmasi”, kampionët në fuqi të Tiranës presin Teutën, në një duel që sheh vendasit mes dëmtimeve, pezullimeve dhe Covid-19.

Laçi luan në shtëpi me Kastriotin, ndërsa në Fier zhvillohet “Derbi i Antikitetit” mes Apolonisë dhe Bylisit. Nesër përmbyllet kjo javë me dy duelet e mbetura. Në 10 ditë, Superliga shqiptare do zhvillojë tre javë.

Sot-13:00

Tirana – Teuta

Laçi – Kastrioti

Apolonia – Bylis