
Vetë presidenti Çela nuk ka patur dëshirë dëshirë që të bëjë publike shifrat financiare të kontratave të firmosur me tre futbollistët e ardhur nga Zeta, pikërisht me Goran Burzanoviç, Balsa Bozoviç dhe Ivan Novoviç. Megjithatë burime pranë tij bëjnë të ditur se vlera financiare e transfertës së këtyre futbollistëve, pra e kontratave të tyre njëvjeçare është rreth 150 milionë lekësh të vjetra. Megjithatë kjo mbetet për t’u zbardhur nga vetë futbollistët ose drejtuesit e klubit shkodran. Ajo që të bën përshtypje është sesi do të paguhen këto kontrata ngaqë në marëveshjen dypalëshe në mes Bashkisë Shkodër dhe biznesmenit- president Agron Çela. Ky I fundit siç dihet, do të paguajë 60 për qind të gjithë pagesave të skuadrës dhe Bashkia 40 për qind. Kjo e fundit, vetëm për 6 mujorin e dytë të këtij viti, çka do të thotë për këto tre kontrata apo dhe gjithë të tjerat që do firmosen në vazhdim, ka planifikuar vetëm 100 milione lekë të vjetra në buxhet. Që do të thotë se administratori Gjyrezi nuk mund të hedhë firmë për shuma të mëdha kontratash të cilat mund të mos përballohen nga fondi I Bashkisë. Në kushte të tilla, në ditët e ardhshme me shumë mundësi ka për të dalë në skenë një mosmarrëveshje në mes palëve në këtë drejtim.
www.shkodrasport.com