Opinion nga Gjergj KOLA

 

Nga Mali I Zi tashmë kanë mbërritur tre futbollistë dhe kanë hedhur firmë për Vllazninë e ky është një realitet megjithatë skuadra ka ende shumë për të bërë. Ka jo pak dilema për skuadrën e ardhshme. U largua Smajli dhe në vend që të gjendej një mbrojtës I djathtë për ta zëvendësuar, ka mbërritur një mbrojtës I majtë?! I djathti është sërish bosh sepse nuk ka asnjë alternativë tjetër për momentin. Po ashtu, trajneri Bushati në një dalje të tij para mediave pak kohë më parë, pat deklaruar se objektivi I merkatos do ishte kryesisht ndërtimi I një boshti të skuadrës. Që do të thoshte, firmosja me lojtarë cilësorë duke filluar nga porta, qendra e mbrojtjes, qendra e mesfushës dhe e sulmit. Aktualisht, ka ardhur vetëm mesfushori I qendrës, nëse mund të themi se Burzanoviç është ai I kërkuari. Porta është ende e pasigurtë sepse nuk ka firmosur akoma asnjë “guardian”. Qendra e mbrojtjes ende nuk ka liderin e duhur dhe po ashtu, nuk kemi sulmuesin e duhur. Nëse të tjerët do rregullohen, padyshim që problemi kryesor do jetë gjetja e një sulmuesi të mirë. Presidenti Çela ka thënë se merkatoja e të huajve është mbyllur dhe sulmuesi I bie që të gjendet nga kampionati shqiptar. Pyetja që lind është: Kush është ai sulmuesi I mirë dhe pa kontratë aktualisht që mund të firmosë me Vllazninë? Për momentin asnjë. Në rrethana të tilla, llogaritë edhe të Bushati me shumë siguri nuk dalin në rregull në këto momente. Mbase, në vazhdim mund të rregullohen.