Rrethi I 72-të Çiklistik I Shqipërisë sot ka zhvilluar etapën e tij të dytë, atë me itinerar Tiranë- Shkodër ku kanë marrë pjesë çiklistët më të mirë të vendit por edhe kombëtarja e Kosovës, Maqedonisë dhe ekipi I Novi Pazarit të Serbisë. Mes pjesmarrësve është edhe ekipi I Vllaznisë me 4 sportistë, por njëri prej tyre, ëill Hunther ka qenë I pafat sepse gjatë garës së sotme është rrëzuar duke pësuar një dëmtim të rëndë. Etapa e sotme është zhvilluar me një ritëm të lartë dhe sidomos nga Lezha e deri në Shkodër tempi I garës ka qenë shumë i lartë dhe në mbërritje në mes 9 çiklistëve më të mirë ka qenë edhe sportisti I Vllaznisë Bruno Kola i cili është renditur në vendin e pestë në këtë etapë. Një rezultat ky i shkëlqyer i këtij sporti që ende nuk i ka mbushur 15 vjeç.

Në lidhje me këtë paraqitje të këtij sportisti që ende nuk I ka mbushur 15 vjeç, trajneri Sabetin Hoxha por edhe presidenti I Federatës Skënder Anxhaku, e kanë vlerësuar atë si një sportist me shumë të ardhme dhe një perspektivë e sigurtë të çiklizmit shkodran dhe atij shqiptar. Pas përfundimit të etapës së sotme, gjyqtaria ka shpallur dhe fituesit teksa vendin e parë e ka zënë Ylber Sefa I kombëtares së Kosovës me kohen 2h19’44”, të dytin Marko Stankoviç I ekipit të Novi Pazarit dhe në vend të tretë Stefan Petrovski I ekipit të Apolonisë. Nesër çiklistët nga Shkodra do të nisin etapën e tretë të këtij Rrethi, atë drejt Burrelit.
Gjergj KOLA

 

Çiklistet e Vllaznise bashke me trajnerin Sabetin Hoxha pas mberritjes se sotme ne Shkoder