Një nga lojtarët që po shkëlqen me Kastriotin është Kaina. Sulmuesi brazilian u afrua nga Vllaznia ne forme huazimi dhe në 6 ndeshjet e para, ka treguar se mund të bëjë diferencën.

24 vjeçari ka shënuar 3 gola, duke ndihmuar ekipin tej mase në arritjen e objektivave.Kaina ka “tundur rrjetën” 2 herë ndaj Tiranës, ndërsa gjeti golin edhe ndaj Egnatias.

Kaina po ia del të përshtatet mjaft mirë në Krujë, ndryshe nga ajo çka pamë te shkodranët, ku u aktivizua vetëm 1 herë.

Trajneri i krutanëve, Emiliano Çela tashmë mund të buzëqeshë, pasi ka në dispozicion një sulmues, i cili i ka munguar shumë kësaj skuadre në pjesën e parë të edicionit./newsport/