Vllaznia U19 eshte rikthyer tek fitorja ne kampionat teksa mesditen e sotme ka mundur me rezultatin e paster 3-0 ekipin e “KF Shhkodra” ne ndeshjen e luajtur ne fushen sportive “Reshit Rusi”.

Skuadra e Vioresin Sinanit ka shenuar shpejt, qe ne minuten e 22-te me ane te futbollistit Antonio Delaj dhe me kete gol do te mbyllej pjesa e pare e “derbit”.

Ne te dyten serish ka patur shume rivalitet por vetem ne fund do te ishte Vllaznia U19 qe do te shenonte edhe dy gola te tjere pas minutes se 90-te. Fillimisht me ane te Paulo PJeshkes dhe me pas me William Cungun.

Perfundimisht 3-0 per Vllaznia U19 qe me kete fitore eshte ngjitur ne kuoten e 34 pikeve duke kaluar ne renditje ekipin e Tiranes qe barazoi po sot 1-1 ndaj Shenkollit. Bardheblute kane mbetur ne kuoten e 33 pikeve, ndersa ne vend te pare eshte Partizani me 36 pike.

Gjithçka sa i takon titullit kampion te Grupit A do te vendoset te shtunen ne ndeshjet e fundit te fazes se trete. Vllaznia U19 luan ne Kamez ndaj Shkendise se Tiranes nje ndeshje praktikisht te lehte, nderkohe qe Partizani kryesues do te luaje ne Shkoder ndaj KF SHkodra. Ne rast humbje te te kuqve, do te jete Vllaznia U19 qe me fitoren e pare do te fitoje te parin titull sezonal./SHKODRA-SPORT.COM/