Ndeshja e pare dhe 3 mije tifoze te pranishem ne shkallet e stadiumit “Loro Boriçi”. Nje shifer ne pamje te pare e vogel, krahasur me kohet kur ata mbushnin tribunat e ketij stadiumi, por gjerat kane ndryshuar.

Tifozet jane larguar kudo nga stadiumet, normalisht edhe ne Shkoder. Ketu jo per shkak te largimit te interesit nga Vllaznia e futbolli, por me shume te zhgenjyer nga rezultatet e ekipit keto sezonet e fundit.

Numri i tyre edhe sot mund te kishte qene me i madh, por nje jave me pare kuqeblute zhgenjyen ne miqesoren ndaj Beselidhjes dhe prandaj tifozet ndoshta nuk kane patur besim tek skuadra e tyre.

Kane preferuar ndoshta ta shohin ndeshjet nga shtepia apo lokali, por ne fund me siguri qe do te jene penduar qe nuk ishin ne stadium per te shijuar fitoren e Vllaznise ndaj Laçit.

Megjithate tifozet shkodrane aty jane. Do mjaftonte qofte edhe nje barazim (fitorja do te ishte mrekulli) te merkuren ne Ballsh ndaj Bylisit dhe pastaj do te shikoni te dielen e ardhshme sa tifoze do te kishte ne “Loro Boriçi” per ndeshjen me Tiranen.

Nisja duket e mbare dhe nese keto rezultate do vazhdojne, padyshim qe Vllaznia do te jete ekipi qe do t’i sfidoje 9 te tjerat pjesmarrese ne Superiore, per numrin e tifozeve.
www.shkodrasport.com