Vllaznia ka nisur të mendojë për fanellat e sezonit të ri, teksa jë faqen zyrtare, shkodranët kanë paraqitur tre opsione. Klubi kërkon edhe mendimin e tifozëve, të cilët ftohen të japin mendimin e tyre se cili do të ishte modeli ideal për sezonin e ardhshëm.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që kuqeblutë ftojnë tifozët të japin mendiminne tyre për fanellat, ndërsa duket një gjetje për të bërë edhe më të fortë lidhjen tifozë-klub. /VipSport/

Njoftimi i Vllaznisë:

KF Vllaznia ka nisur përgatitjet për sezonin e ri të futbollit shqiptar dhe po mendon edhe për uniformat me të cilat do të paraqitet ekipi ynë në fushën e lojës. Meqenëse jemi në kuadrin e përzgjedhjes së tyre, do të donim nga ana e tifozëve tanë të na japin mendimet e tyre se cilin dizajn pëlqejnë. Po e nisim me uniformën kuq e blu me të cilën Vllaznia do t’i luajë ndeshjet e saj në stadiumin “Loro Boriçi”. Cila ju pëlqen më shumë, 1, 2, apo 3?