Monday, January 19, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORE3 penallti kundër Kukësit, verilindorët “bien” në Azebajxhan. Karabaku i eliminon nga...

3 penallti kundër Kukësit, verilindorët “bien” në Azebajxhan. Karabaku i eliminon nga Champions

Kukësi u mund në ndeshjen e kthimit me Karabakun në turin e dytë eliminator të Ligës së Kampioneve. Pasi takimi në Loro Boriçi u mbyll në një barazim pa gola, në Azerbajxhan verilindorët nuk rezistuan dot më.

Një ndeshje e çmendur në Baku, ku gjithsej u akorduan 3 penallti, por vetëm dy u shënuan, të dyja nga Kuintana, ndërsa 11-metërshi i Emegarës u prit nga Frashëri. Në fund, pati kohë edhe për një gol të Dalazh, që mbylli gjithçka në sekondat e fundit.

Tashmë, Kukësi do duhet të lërë vendin në Ligën e Kampioneve, dhe të vazhdojë aventurën europiane në turin e tretë të Europa League.

Karabak-Kukësi 3-0 (0-0)

GOL: Kuintana pen. 23′ , pen. 56′, Dalanzh 89′

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments