Tre trajnerë në shtatë muaj, por revolucioni nuk ka përfunduar ende në Napoli. Këtë verë, presidenti Aurelio de Laurentiis do të bëjë një ndryshim rrënjësor në skuadër, duke punuar shumë për të ulur moshën dhe mesataren e pagave. Disa lamtumira do të jenë të pashmangshme dhe aspak surprizë , si ato të Osimhen dhe Zielinski.

Ashtu siç ka lojtarë të paprekshëm nga të cilat mund të fillohet përsëri, si Di Lorenzo dhe Kvaratskhelia. Pika e referencës, në fushë dhe në dhomat e zhveshjes, do të mbetet Giovanni Di Lorenzo, i cili ka rinovuar deri në vitin 2028. Duke mbetur në repartin e mbrojtjes, konfirmim edhe për Natan.

Në mesfushë nuk ka asnjë qëllim për të shitur Zambo Anguissa apo Stanislav Lobotka, i cili ka marrë përsipër çelësat e lojës që nga viti i kaluar. Në sulm, ylli do të mbetet Kvicha Kvaratskhelia, por është e nevojshme të arrihet rinovimi me rregullim të pages. Ndërsa Cyril Ngonge është i paprekshëm.

Amir Rrahmani po performon më pak se sa pritej. Në mesfushë, Jens Cajuste nuk ka shlyer ende 12 milionë eurot e investuara në merkaton e verës. Edhe sulmi është plot pikëpyetje: Giovanni Simeone ka reduktuar ndikimin e tij para portës, ndërsa Giacomo Raspadori nuk ka bërë hopin që pritej.

Situatat e Jesper Lindstrom dhe Hamed Traorè janë të ndryshme: I pari vetëm kohët e fundit ka shfaqur shenja zgjimi, por 30 milionët e shpenzuara verën e kaluar e bëjnë atë të vështirë për t’u transferuar. Ndërsa ish-lojtari i Sassuolo erdhi në huazim dhe blerja prej 25 milionësh e largon nga Napoli.

Alex Meret, kontrata e të cilit po skadon, duhet të rinovohet dhe më pas të shitet. Piotr Zielinski, Diego Demme dhe Leander Dendoncker do të largohen për arsye të ndryshme. Në sulm, shuma që do të vijë nga lamtumira e Victor Osimhen do të përdoret në merkato./telesport/