Kane kaluar 30 minuta ne “Elbasan Arena” dhe rezultati vazhdon te jete i barabarte 0-0 ne mes Kukesit dhe Vllaznise.
Duhet thene se skuadra shkodrane po i kushton me shume rendesi lojes prapa dhe per rrjedhoje ka rrezikuar shume pak ne porten kukesiane.
Nga ana tjeter, jane ndeshkuar me kartona te verdhe dy lojtare te saj, mbrojtesi Isaevski dhe mesfushori Krymi.
16′ Goditje këndi për Vllazninë, kroson Imeri në zonë, por largon rrezikun me kokë sulmuesi Eze.
21′ Goditje dënimi për Kukësin, provon Ibrahimi me një predhë nga distanca, por jashtë kuadratit.
26′ Ardit Krymi është i ndëshkuari i radhës me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Dragoshit.
KUKESI- VLLAZNIA 0-0
Kukësi: Tafa, Bytyçi, Hetemi, Lulaj, Dragoshi, Taipi, Ibraimi, Kotobelli, Leiria, Gashi, Eze. Trajner: Rr. Hallaçi
Vllaznia: Zogovic, Kruja, Adili, Imami, Isaevski, Krymi, Marku, Jonuzi, Imeri, Kalaja, Dilaver. Trajner: Th. Brdaric