HomeKRYESORE30 vjeç sot Ditmir Rrashketa, volejbolli shkodran në festë

30 vjeç sot Ditmir Rrashketa, volejbolli shkodran në festë

Ne vite volejbolli shkodran ka patur pjese te tij shume emra te rendesishem te cilet me lojen e tyre kane lene gjurme ne historine e ketij sporti.

Ne pamje te pare jemi fokusuar kryesisht tek emrat e para viteve ’90, por ne fakt kurrsesi nuk mund te anashkalojme edhe keto te viteve te fundit, te cilet edhe ata po japin kontributin e tyre te rendesishem per kete sport.

Dhe njeri prej me te mireve te ketyre viteve eshte padyshim Ditmir Rrashketa. U ndalem sot tek ky personazh sepse eshte nje dite e veçante. Ai mbush 30 vjeç dhe me kete rast gazeta “Shkodra Sport” i uron edhe 100 vite te tjera te lumtura!

Rrashketa ka lindur ne Shkoder me 7 tetor 1990 dhe do te angazhohej shpejt me sportin e volejbollit duke spikatur menjehere per talentin e tij. Nis te luaje me te rriturit e Vllaznise dhe aty dallohet duke bere qe drejtuesit e Studentit ta marrin menjehere ne Tirane dhe me kete skuader do te shpallej 4 here rresht kampion i vendit.

Ne vitin 2015 vendos te rikthehet te Vllaznia dhe ne sezonin 2016-2017 i dhuron kesaj skuadre dhe ketij qyteti nje gezim te madh sepse kuqeblute do te shpalleshin per here te pare kampione te Shqiperise, nen drejtimin e trajnerit Mark Kroqi.

Dhe Ditmiri do te kishte nje pjese te konsiderueshme tek ky sukses dhe per me teper, do te ishte ai njeriu qe do te ngrinte i pari lart trofeun ngaqe ishte kapiteni i ekipit.

Ai vazhdon te luaje e te kontribuoje per Vllaznine me shpresen per t’i dhuruar edhe ndonje trofe tjeter, megjithate fale ketij kontributi te dhene per kete ekip, Bashkia Shkoder dhe SK Vllaznia vitin e kaluar e kane vleresuar ate si nje nga volejbollistet me te mire te shekullit ne kuadrin e festimeve per 100 vjetorin e ketij klubi./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments