Prej 30 vitesh punon e kontribuon në mjekësi dhe ka marrë përvojën e duhur për të zgjidhur shumë situata edhe delikate. Ndërkohë prej 15 vitesh kontribuon edhe në sport dhe për rrjedhojë, mbase Ferdinand Jaku është njeriu i duhur për të dhënë këshillat e nevojshme për situatën e krijuar në vend nga përhapja e koronavirusit.
Në një intervistë për “Shkodra Sport”, presidenti i ekipit të futbollit të femrave “Juban Danja” jep edhe këshillat se çfarë duhet të bëjnë njerëzit në këto ditë dhe po ashtu, jep edhe një zgjidhje se çfarë duhet të bëjnë sportistët gjatë kësaj periudhe për të ruajtur formën fizike. Për të mësuar më shumë rreth kësaj situate, ndiqni intervistën e mëposhtme:
– z. Jaku përveçse presidenti i një ekipi futbolli prej 15 vitesh, por edhe si infermier dhe njeri i mjekësisë prej 30 vitesh, a mund të na jepni një këshillë për atë se çfarë po ndodh këto ditë edhe në vendin tonë?
– Duhet te qendrojne ne shtepi dhe duhet me mbajte distance me njerez, sidomos kontakt me njerez qe kane ardhe nga jashte shtetit. Dorezat dhe maskat pavaresisht se mungojne duhet te perdoren, sidomos kur shkon per te blere pasi leparate jane nje mbartes i virusit. Por dhe krijohet nje kulture tjeter e mosdhenies se dores pa kriter dhe perqafimet pa kriter. Duhet te bejme kujdes edhe me rrobat, pasi ne rroba qendron rreth 10 ore virusi.
– Sa i takon sportit, shume ekipe i kane nderprere stervitjet, te tjere po e bejne te reduktuar apo sportistet po bejne stervitje individuale. A duhet te zhvillojne stervitje sportistet?
– Jo, absolutisht jo. Te pakten per 10 dite dhe ndoshta edhe me shume. Do te jete me mire keshtu, per ta dhe per te gjithe. E vetmja menyre per te ruajtur formen eshte qe sportistet per 10-15 dite te zhvillojne stervitje individuale.
– Ju thoni stervitje individuale, por nga ana tjeter, lini porosi per te mos dale nga shtepia. Ku mund te zhvillohet kjo stervitje?
– Sipas mundesive, pasi edhe ne kushte shtepie ne modelin e gjimnastikes mund te behet, per te ruajtur formen fizike.
– Tashme si president i nje ekipi, a duhet te mendojme per futboll normal kete sezon apo…?
– E veshtire te mendosh per futboll normal, pasi kjo situate po ndikon negativisht ne shume aspekte te jetes ne mbare globin, por me shpresen te kaloje sa ma shpejt, pa pasoja jetesore dhe ti kthehemi normalitetit. Si president i nje ekipi, mendoj se vajzat tashme kane aftesi te rikthehen ne formen e mire sportive ne pak dite.
– Sot ju jep me shume keshilla vajzave si president per te ruajtur formen fizike apo si infermier per te ruajtur shendetin?
– Ne pozicionin tim jane ne sinkron te dyja, por e theksova pak me larte, shendeti eshte ne plan te pare.
– Porosia juaj për shkodranët dhe më gjerë?
– Do filloj me lutjen te Zoti, pasi eshte reflektim njerezor. Pastaj zbatimi me shume perpikmeri i udhezimeve te shperndara tashme ne rrjetet sociale apo media per menyren si duhet te qendrojme keto dite izolimi pasi eshte ne te miren e vetes, familjes dhe shoqerise, per nje rifillim jete me me dashuri ndaj njeri tjetrit. Reflektim te te gjithe personazheve qe marrin persiper te drejtojne vendin, pasi ne kete situate ishim te gjithe te barabarte.
© shkodrasport.com