Serie A është ndalur, por ekipet kanë nisur të mendojnë që tani për merkaton e ardhshme. Shumë skuadra po studiojnë alternativat dhe Juventusi është një prej skuadrave që kërkon të bëjë afrime.
Reparti I sulmit është ai që ka nevojë më shumë për përforcim dhe klubi bardhezi është në kërkim të një sulmuesi. Siç raportojnë mediat italiane janë 4 emra në listën e drejtuesve që po ndiqen me kujdes.
Icardi, Kane, Grabiel Jesus dhe Timo Ëerner që janë lojtarët që Juvja po ndjek me kujdes për ta afruar në ekip sezonin e ri.
Të gjithë futbollistët janë nga më të mirë në qarkullim dhe nuk është aspak e lehtë për t’I marrë, por Juventusi është gati të bëjë një sakfricë për të gjetur partnerin ideal të Ronaldos në sulm./newsport/