Vllaznia- Laçi eshte sfida me e rendesishme e javes se 17-te te “Abissnet Superiore”. Ajo do te nise pasditen e neserme duke filluar nga ora 16.00 ne stadiumin “Loro Boriçi”. Sigurisht qe te dy ekipet do te kerkojne t’i shkepusin fitoren njera- tjetres.

Por nderkohe gazeta “Shkodra Sport” ka hapur sot nje sondazh per lexuesit e saj ne “insta story” duke u kerkuar atyre nje parashikim per ndeshjen ne mes ketyre dy skuadrave.

Interesante eshte fakti se 89 & e atyre qe kane votuar ne kete sondazh, i kane dhene fitoren Vllaznise dhe vetem 4 % ekipit te Laçit, ndersa 7 % kane votuar per barazim ne kete ndeshje.

Kuptohet qe pritshmerite deri diku kane qene te tilla per kete sondazh ngaqe shumica e lexuesve te gazetes tone jane shkodrane, por nga ana tjeter, perqindja e madhe e atyre qe besojne tek fitorja e Vllaznise tregon se me rezultatet e fundit te skuadres, gjerat jane ne rrugen e duhur.

Po ashtu, me ardhjen edhe te Bekim Balajt qe mund te luaje duke filluar nga ndeshja e neserme, shanset per fitore jane edhe me te medha dhe prandaj eshte ajo perqindje e larte e votuesve ne favor te fitores se kuqebluve./SHKODRA-SPORT.COM/