Wednesday, April 22, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREGvozdenoviç: Jam shumë i mërzitur, por ky është futbolli

Gvozdenoviç: Jam shumë i mërzitur, por ky është futbolli

Pas barazimit 1-1 në Rrogozhinë, Elbasani dhe Egnatia u ndalën edhe sot në barazim 1-1, pas 120 minutave lojë në gjysmëfinalen e kthimit të Kupës. Por, gjithçka u vendos në gjuajtjen e penalltive, aty ku rrogozhinasit u treguan më të saktë. Pas këtij dueli ka folur trajneri i verdhebluve, Ivan Gvozdenovic. 

“Jam shumë i mërzitur, por ky është futbolli. Ka edhe ditë të mira edhe ditë të këqija. Sot erdhi dita e keqe, jam shumë i mërzitur patjetër. Jam shumë krenar për çunat, sot bënë një ndeshje shumë të bukur, u dha maksimumi nga çdo lojtar. Për ne rruga ishte shumë e gjatë dhe shumë e fortë. Por, e thashë. Ky është futbolli dhe ne do të vazhdojmë përpara, nuk kemi tjetër rrugë.

Pishman? Taktikisht jo. Vetëm ndoshta pjesa e parë sot, mund të futeshim pak më të “egër”, nga fillimi. Kjo mund të rregullohej. E rregulluam në pjesën e dytë, ishim shumë mirë, e barazuam rezultatin, ishim shumë shumë mirë. Nga fillimi 20-25 mintutat e parë, mund të ishim më të shpejtë, ndoshta edhe pak më shumë agresivë.

Nuk ishte gabim i lojtarëve dhe as strategjia ime. Problem ishte goli i parë nga Egnatia, e cila pastaj ishte gjithmonë me 7 lojtarë mbrapa dhe ishte shumë e vështirë të gjenim rrugën për golin. Ideja e tyre ishte kundërsulm me Grudën si lojtar i shpejtë. Ishte një rast kur reagoi mirë Manellari për kundërsulm. Ky ishte pak problem, nëse nuk do shënonte Egnatia, ndeshja do vazhdonte prapë e hapur e do ishte më e bukur. Ky ishte problemi në pjesën e parë, çunat reaguan, ishim më mirë në pjesën e dytë. Por penalltia ka nevojë edhe pak fat e sot fati ishte në krahun e Egnatias.

Edhe ata luajtën më shumë se ne me topin e gjatë, se ishte mesi i fushës shumë i fortë dhe asnjë skuadër nuk fitoi shumë avantazh ndaj u bë shumë me top të gjatë. Kur nisi ashtu, ishte ideja që të zbriste Ze Gomesh e pastaj do sulmohej hapësira me Lajthinë e Diallo me shpejtësi, ishte ideja si e Egnatias. Pastaj me Tsague është pak më mirë, se ai ka tjetër cilësi, mund të rrijë më afër portës, mund të mbajë topin, edhe poshtë, se është i fortë të mbajë fizikisht, kjo ishte ideja”, tha Gvozdenovic.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments