Pas barazimit 1-1 në Rrogozhinë, Elbasani dhe Egnatia u ndalën edhe sot në barazim 1-1, pas 120 minutave lojë në gjysmëfinalen e kthimit të Kupës. Por, gjithçka u vendos në gjuajtjen e penalltive, aty ku rrogozhinasit u treguan më të saktë. Pas këtij dueli ka folur “Lojtari i Ndeshjes”, mesfushori Albano Aleksi.
“Normalisht kam pasur problem në pulpë. Kam luajtur 30 minuta me pulpë shumë të ngarkuar dhe isha gati të bëj tërheqje. Por duke parë në minutat e fundit që s’mundesha më, më mirë që mos të rrezikoja, sepse duke parë dhe ndeshjen kisha besim te çunat që kushdo që të futej në fushë do të jepnin maksimumin, siç e treguan dhe arritën të kualifikoheshin.
Largimi i Tetovës? Normalisht me profesorin kemi diskutuar dhe i urojmë shumë, shumë suksese. Por jeta vazhdon. Normalisht pak e vështirë, sepse kur je i mësuar me një trajnerit gjatë gjithë kohës dhe ke fituar trofe normalisht është pak vështirë. Por ne e dimë taktikën dhe të gjitha mënyrat e lojtarëve dhe çfarë duhet të tregojnë në fushë. Për këtë arsye unë kisha shumë besim tek ekipi dhe shpresojmë që të bëhemi me trajnerin deri në fund, ta fitojmë Kupën, pse jo ta fitojmë edhe kampionatin.
Rivali në finale? S’e kam problem fare. Kushdo që të jetë, ne do bëjmë lojën tonë. Si Vllaznia, si Dinamo e dinë shumë mirë që ne jemi kampionët në fuqi dhe fitues të Kupës. Kështu që ata duhet të dinë një gjë, që kushdo që kualifikohet, pavarësisht si do shkojë finalja, ne do të jemi një kockë e fortë për të dy ekipet, kushdo që të kalojë nga ata. Penalltitë? Unë jam një çikë kurioz dhe pavarësisht që mënyrat i dha profesori lojtarët që do gjuanin dëgjonin, por isha kurioz të shikoja. Dhe duke parë pastaj i thashë që fitojmë 100%.
Të them të drejtën, minutat e fundit vuajtëm pak, por ne e dimë që Elbasani përveç lojës në tranzicion nuk ka asgjë tjetër. Pret që ne të qarkullojmë topin shpesh në zona të ngushta dhe të na kapë në tranzicion, por ishte edhe një gjë që ne e kishim kuptuar. Na sillnin në krahun e fortë të fushës dhe kërkonin diagonale me Lajthinë ose në krahun tjetër të na lodhi një kundër një në tranzicion. Por pak e vështirë, sepse edhe Elbasani është një ekip që ka lojtarë shumë cilësorë.
Ishte shumë e vështirë, sepse edhe profesori e tha në pjesën e parë kur mbaroi që kërkoja që të tërhiqte Fernandon poshtë, të luanim të dy, që të tërhiqnim sa më shumë mesfushorët, që të krijonim zona të bosh mes linjave me Grudën. Por në pjesën e parë ishin nja dy raste, sepse Fernando kërkonte që të mund të shfrytëzohej me top dhe kërkonte të dilte lart. Por profesori kishte bërë një ndryshim me Selmanin, sepse Selmani është një lojtar teknik dhe që vrapon shumë. Mendoj se ishte një gjetje shumë e mirë dhe mendoj se kaloi mirë, edhe duke mbrojtur ka qenë. Ka bërë mbrojtje shumë të mirë”, tha Aleksi.


