Thursday, April 23, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREKanë të njëjtin numër pikësh në renditje, fitoresh dhe diferencë golash, ja...

Kanë të njëjtin numër pikësh në renditje, fitoresh dhe diferencë golash, ja pse City ndodhet sipër Arsenal

Pasi e udhëhoqi renditjen përgjatë gjithë sezonit, Arsenal është tani i dyti në renditjen e Premier League pas fitores 1-0 të Manchester City ndaj Burnley, të mërkurën në mbrëmje.

“Qytetarët” janë ngjitur në vendin e parë edhe pse të dyja skuadrat kanë të njëjtin rezultat pikësh (70 pikë secila), të njëjtin numër fitoresh (21 secila) dhe diferencë golash (+37 secila).

Gjithsesi, skuadra e Mikel Arteta ka rënë një vend sepse City ka shënuar më shumë gola në Premier League, 66 kundrejt 63 të “topçinjve”.

Nëse Arsenal dhe Manchester City e përfundojnë sezonin me të njëjtat pikë, diferencë golash dhe gola të shënuar, atëherë titulli do të vendoset nga rezultati i ndeshjeve kokë më kokë, i cili favorizon ekipin e Pep Guardiola.

Manchester City mundi Arsenal 2-1 javën e kaluar, ndërkohë që skuadrat barazuan 1-1 më herët gjatë sezonit në “Emirates”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments