HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORE4 futbollistë kampionë nga ekipi U21 i bashkohen Vllaznisë, drejtori Plori me...

4 futbollistë kampionë nga ekipi U21 i bashkohen Vllaznisë, drejtori Plori me synime të qarta për të ardhmen

Me emërimin e Elvis Plorit si drejtor sportiv, në seancën e parë stërvitore të Vllaznisë ra në sy thirrja e disa futbollistëve që vinin nga U-21.

Ky ekip u shpall kampion së fundmi në kampionatin e vet dhe për këtë arsye, klubi ka vendosur që disa prej tyre t’i kalojë në ekipin e parë dhe pse jo ndoshta edhe t’u japë kontrata profesioniste.

Në këtë listë janë disa emra të rëndësishëm nga 21-vjeçarët dhe bëhet fjalë për lojtarë si Klejdi Paloka, Gledjan Pusi, Arval Maliqi dhe Elidon Dulaj, që shihen si futbollistë të perspektivës. Pa harruar këtu, edhe dy lojtarë të tjerë si Flori Spahija dhe Paolo Pjeshka, por ata janë që nga viti i kaluar pjesë e ekipit të parë.

Mesa duket, pjesa e të rinjve shihet si e rëndësishme për vijimin e projektit për sezonin e ardhshëm. Gjithsesi, në kampin kuqeblu pohojnë se nuk do të mungojnë edhe afrimet e rëndësishme, pasi objektivi i skuadrës është titulli, që mungon prej shumë sezonesh rradhazi ose të paktën Europa.
Maringlen ZHIVANI

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments