“Silvio Berlusconi, një mesfushor me imagjinatë… Janë ata që punojnë, por kanë imagjinatën dhe cilësinë për të dhënë topin e duhur. Duke qenë se ishte gjeni, do ta krahasoja me Lionel Messin”.

Kështu ka thënë ish-trajneri i Milanit, Fabio Capello, i ftuar në specialen e TG5 kushtuar vdekjes së ish-kryeministrit italian, i cili bëri histori edhe në botën e sportit me 31 vitet si president i kuqezinjve, periudhë në të cilën fitoi plot 29 trofe, 5 nga të cilët Liga Kampionesh.

“Marrëdhënia me Berlusconin ka qenë gjithmonë e shkëlqyer, – kujton “Don Fabio”. – Ai nuk ndërhyri kurrë, në mënyrën më absolute, në taktika dhe teknikë. Të paktën në 5 vitet me mua kjo nuk ndodhi kurrë. Ai kishte besim të plotë te stafi teknik, përplasja e vetme që kishim ishte për Savicevic. Nuk i pëlqeu kur e nxora nga fusha dhe i shpjegova se e bëra ngaqë nuk po garonte…”

Suksesi i fundit sportiv i “Kavaliere” u përfaqësua nga Monza. “Unë shoh diçka nga ajo që ndodhi me mua. Një trajner që nuk kishte drejtuar prej katër vitesh, e mori dhe i dha një makinë luksoze për ta vozitur, shumë e rëndësishme dhe shumë e vështirë, – nënvizoi Capello.

– Të njëjtën gjë bëri edhe me Palladinon, kur vendosi t’ia dorëzonte Monza, pasi Stroppa u fut në telashe, sepse nuk mundi të merrte rezultatet e duhura. Megjithatë, në botën time, si Galliani ashtu edhe Braida kanë qenë shumë të rëndësishëm.

Pata fatin e madh ta takoja Berlusconin, – përfundoi Capello. – Ishte fati i takimit me një njeri që të jepte diçka më shumë se të tjerët, atë që vetëm gjenitë mund të ta japin”./telesport/