Në seancën e parë munguan emra si Liridon Latifi, Erdenis Gurishta, Kaina Nunjesh, Ardit Hoxhaj, Darko Bulatoviç, Dajan Shehi, Fjoart Jonuzi, Arsid Kruja, Kristjan Vulaj, Elvedin Heriç dhe Ante Aralica. Edhe pse për një pjesë të tyre nuk ka ende një konfirmim zyrtar për largimin,

Klubi shpreson që të bindë të paktën kapitenin Gurishta ose mesfushorin Jonuzi, por ofertat që këta të fundit kanë nga skuadra të tjera, ka bërë që t’i thonë lamtumirë Vllaznisë, për më tepër që edhe kontrata iu ka skaduar.

Drejtuesit nuk gjetën një marrëveshje për rinovim as me sulmuesin Ardit Hoxhaj, si dhe qendërmbrojtësit Dajan Shehi dhe Darko Bulatoviç, të cilët janë larguar përfundimisht nga skuadra.

Një pjesë të lojtarëve të larguar, klubi nuk i kishte në plane. Mes atyre që nuk pritet të vazhdojnë me Vllazninë është përfshirë edhe mesfushori shkodran, Arsid Kruja, ndërsa në dyshim mbetet mbrojtësi kroat, Marko Juriç, i cili edhe pse ka pasur bisedime për të rinovuar kontratën, fakt është që në seancën e parë nuk ka qenë i pranishëm.

Mesa duket, Vllaznia e sezonit të ri do të ketë me ndryshime të mëdha në përbërje, teksa kanë mbetur pak titullarë nga kampionati i fundit. Të gjitha këto largimet natyrisht që do të kompensohen në ditët në vijim me afrimin e disa lojtarëve, ndërsa aktualisht vetëm tre të tillë janë zyrtarizuar nga klubi si prurje të merkato së verës.