Situata tek Vllaznia ka ardhur duke u permiresuar, fale edhe fitores se fundit ndaj Dinamos e tashme ne rradhet e skuadres ka edhe me shume optimizem.
Per me shume qe ne ndeshjen e rradhes te gatshem do te jene Adili qe rikthehet nga skualifikimi dhe me shume mundesi edhe braziliani Da Silva.
Por nga ana tjeter, ne infermieri vazhdojne te jene kater lojtare te tjere. Kuptohet me shqetesime te ndryshe, dikush me shume dhe dikush me pak, por e rendesishme eshte qe asnjeri nuk ka probleme shendetesore.
Senegalezi Diagne ka ndjere shqetesime te vogla gjate ndeshjes me Dinamon dhe per rrjedhoje ka dashur te kryeje terapi tek stafi mjekesor, ashtu si dhe Heriç i cili po ashtu u largua i demtuar ne ndeshjen e fundit.
Nga ana tjeter, ne infermirei vazhdojne te jene edhe braziliani Kaina e malazezi Bulatoviç, megjithate edhe situata rreth tyre po shkon drejt permiresimit dhe shume shpejt mund t’i bashkohen skuadres ne stervitje./SHKODRA-SPORT.COM/