Brazili është kombëtarja e parë finaliste në futboll në Lojërat Olimpike të Tokios. 5 herë kampionët e botës ia dolën të eliminojnë Meksikën në duelin e fortë gjysmëfinal.

90 minuta e kohës së rregullt u mbyllën në barazim pa gola, as koha shtesë nuk prodhoi gol dhe të dy skuadrat iu drejtuan pikës së penalltisë.

Djemtë e Andre Jardine u treguan më të saktë, kthyen në gola katër goditjet e tyre dhe fituan 4-1. Për Meksikën dështuan Eduardo Aguirre dhe Johan Vasquez.

Fantastik portieri Santos (Athletico-PR), teksa kombëtarja latine siguron finalen e tretë radhazi në Olimpiadë pas Londër 2012 dhe Rio 2016.

Ne finale, Brazili do te luaje ndaj Spanjes dhe fituesi do te jape edhe ekipin qe do te meritoje medaljet e arta te ketij kompeticioni.