Rezultatet e fundit nuk kane qene aspak te mira per durrsaket dhe duket qarte se Teuta nuk po kalon një moment të mirë në kampiona. Kjo pasi skuadra nuk njeh fitore prej 4 ndeshjesh.
Durrsakët barazuan në takimin e fundit në Gjirokastër përballë Luftëtarit të vendit të parafundit në renditje dhe ne fakt ai rezultat nuk u konsiderua pozitiv sepse i hoqi mundesine skuadres qe t’i afrohej kreut.
Ndeshja ndaj Luftetarit dhe per me teper loja e zhvilluar nuk la një shije të mirë në kampin durrsak dhe një gjë e tillë u pohua dhe nga trajneri Shkëmbi në fund të ndeshjes.
Tashmë sfida e radhës është ndaj Vllaznisë në “Loro Boriçi”, dhe Teuta kërkon kthesën për të mos ndërlikuar edhe më shumë pozitat në klasifikim. Kampionati është ndalur për shkak të ndeshjeve të Kombëtareve, por në Durrës puna vijon intesivisht.