Marash Kumbulla vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare debutoi këtë sezon në Serie A me Veronën dhe paraqitjet e tij i kanë mahnitur të gjithë. 18 ndeshje të zhvilluara në kampionat, një gol i shënuar dhe shumë ndërhyrje të sakta.

Inter, Lazio dhe Napoli po e ndjekin me interes situatën e 20-vjeçarit të talentuar. Sipas raportimeve të The Sun, e ardhmja e djaloshit nga Malësia e Madhe pritet të jetë Premier League.

Manchester United dhe Chelsea po garojnë fort mes tyre për kartonin e Kumbullës.

Verona kërkon minimalisht 23 milion paund për ta lënë të lirë gjigantin e mbrojtjes, i cili ka meritë të madhe në sezonin fantastik të skuadrës së tij, që ka mbrojtjen e katërt më të mirë në Serie A deri në këto momente. /abcnews