Piotr Zielinski dhe shumë. Janë katër lojtarë të Napolit të cilëve u skadon kontrata ne qershor, pesë nëse kemi parasysh edhe Gollinin i cili është i huazuar nga Atalanta dhe për këtë arsye do të ketë shteruar marrëdhëniet e tij profesionale me klubin e De Laurentiis në fund të vitit.
Mesfushori polak ende nuk e ka rinovuar kontratën dhe është në sy të Interit, por ka edhe lojtarë të tjerë që fati i tyre është në balancë dhe që ndërkohë sipas rregullores do të mund të nënshkruajnë për klube të tjera nga sot.
Meret gjithashtu ka një kontratë që skadon në vitin 2024, por, siç kujtoi agjenti i tij së fundmi, Napoli mund të ushtrojë opsionin për ta zgjatur atë edhe për një vit.
Edhe Diego Demme i ka skaduar kontrata dhe nuk ka dyshim për të: do të thotë lamtumirë në fund të sezonit. Së fundi, një tjetër lojtar të cilit i skadon kontrata është Hubert Idasiak, një portier shumë i ri polak, 21 vjeç, i rritur në sektorin e të rinjve të klubit italian./telesport/