Sulmuesi argjentinas i Roma, Paulo Dybala, përmes rrjeteve sociale ka folur sërish për të ardhmen e tij.

Ai fillimisht ka falënderuar tifozët verdhekuq për mbështetjen e madhe që i kanë dhënë përgjatë dy sezoneve të fundit: “Çfarë udhëtimi të mrekullueshëm që kemi bërë përgjatë vitit 2023”.

Më tej, argjentinasi bën edhe një premtim për vitin që sapo ka nisur: “Çdo gol, çdo fitore, çdo moment që kam kaluar në fushë është një kapitull i historisë time. Një falënderim special për fitozët e mi, për dashurinë tuaj dhe mbështetjen e pakursyer”.

“Jeni forca ime, një frymëzim. Le të përgatitemi së bashku për sfida dhe triumfe të tjera përgjatë vitit 2024”, u shpreh Dybala.