Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESORE40 milionë € për Rashicën, çmenden tifozët e klubit anglez

40 milionë € për Rashicën, çmenden tifozët e klubit anglez

Milot Rashica mund të largohet nga Werder Bremen së shpejti, edhe pse menaxheri i tij, Altin lala, ka garantuar se anësori i klubit gjerman nuk do të lëvizë në muajin janar. Gjithsesi mediat e huaja raportojnë për një interesim të Aston Villa në Angli.

“Kreiszeitung.de” shkruan se klubi i Premier League është gati të shpenzojë shumën e 40 milionë eurove për ta transferuar djaloshin nga Vushtrria. Për Aston Villa do të ishte një transferim rekord, nëse do të realizohej.

Tifozët e klubit anglez, me të marrë vesh lajmin, kanë reaguar përmes rrjeteve sociale dhe konsiderojnë Rashicën si lojtarin e duhur për skuadrën e tyre. Një arsye më shumë për klubin që të sakrifikojë dhe ta transferojnë sulmuesin e Werder Bremen. /abcnews/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments