PSG-ja është në kërkim të një sulmuesi të ri. Duke parë largimin e Mbappe, drejtuesit e klubit parazien kanë kthyer sytë nga lojtari i momentit, Erling Haaland.
Bomberi norvegjez është një nga sulmuesit më në formë dhe më të kërkuar në Europë dhe te PSG-ja janë gati të bëjnë “çmenduri” për ta afruar në ekip.
Mediat në Francë bëjnë me dije se Parisi i ka ofruar Haaland një pagë prej 40 milionë euro në sezon dhe një shifër prej 80 milionë euro për Dortmund. Deri më tani, Haaland ka luajtur 8 ndeshje dhe ka shënuar 11 gola duke u konfirmuar si një “makineri” golash për Dortmund në Bundesligën gjermane.
Duke parë ofertat e shumta në adresë të tij për Dortmund kthehet në një “mision” të vështirë që ta mbajnë ekip edhe sezonin tjetër./newsport/