Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREGol dhe asist nga mesfushori shkodran, Erald ÇINARI e nis me këmbën...

Gol dhe asist nga mesfushori shkodran, Erald ÇINARI e nis me këmbën e mbarë në Kroaci

U transferua në Spanjë, por huazimi i Erald Çinarit në Kroaci ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme.

Sulmuesi shkodran është aktivizuar ditën e djeshme si titullar me ekipin e Istras në miqësoren e zhvilluar kundër Rudës.

21-vjeçari ka shkëlqyer në fushë teksa ka arritur të shënojë një gol dhe të japë një asist në fitoren 4-2 të ekipit të tij kundër Rudës.

Një aventurë e nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për ish-lojtarin e Vllaznisë, i cili tashmë është nën pronësi të Alaves në Spanjë, por që këtë vit do të luajë i huazuar në Kroaci.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments