Kompanitë e basteve shikojnë si favorit për të fituar ndeshjen e sotme klubin rumun të Universitatea Kraiovës.

Në koeficientet e përcaktuara nga kompanitë europiane, bie në sy se fitorja e mundshme e Vllaznisë kuotohet me 4.60.

Barazimi ka koeficientin 3.30, ndërsa triumfi i rumunëve kuotohet me 1.80.

STADIUMI

Në axhendën që UEFA ka përcaktuar lidhur me organizimin e ndeshjes Vllaznia-Universitatea Kraiova, “Panorama Sport” mëson se klubi shkodran është urdhëruar që nga ora 13:00 deri në 14:00 t’u bëjë një dezinfektim të gjitha ambienteve në stadium. Gjithashtu, në orën 10:00, delegati i ka bërë një inspektim të fushës./PANORAMA-SPORT/