FAQJA E PARE FUTBOLLLAJMI I FUNDIT/ Nis puna për mbjelljen e fushës së stadiumit 'Loro...

LAJMI I FUNDIT/ Nis puna për mbjelljen e fushës së stadiumit ‘Loro Boriçi’

Ndërprerja e kampionatit për shkak të ndeshjeve tëë ekipit tonë kombëtar është konsideruar periudha më e mirë për mbjelljen e fushës së stadiumit “Loro Boriçi”. Për këtë arsye, FSHF ka sjellë dje në Shkodër mjetet që duhen për këtë proces dhe sot ka nisur puna.

Institucioni i futbollit shqiptar Bashkia Shkodër dhe KF Vllaznia po bashkëpunojnë për ta patur në gjendje sa më të mirë tapetin e fushës sepse do të shërbejë edhe për luajtjen e ndeshjeve të Kampionatit Europian U21 verën e ardhshme.

Ndërkohë te Vllaznia shpresojnë shumë që procesi i mbjelljes të mbarojë sa më shpejt, ndonëse kushtet klimaterike nuk janë shumë të favorshme këto ditë, në mënyrë që bari i ri të shfaqet sa më shpejt të jetë e mundur mbi tokë, në mënyrë që fusha të jetë gati për ndeshjen ndaj Laçit e cila sipas kalendarit duhet të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” në ditët e fundit të muajit nëntor.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments