Shkruar nga Gjergj KOLA
Një lajm i mirë ka mbërritur sot nga Malësia e Madhe. Këshilli Bashkiak i saj në mbledhjen e rradhës ka miratuar akordimin e titujve “Qytetarë Nderi të Malësisë së Madhe për 4 figura të sportit të kësaj zone. Propozimi ka qenë i kryebashkiakut Tonin Marinaj dhe është paraqitur në këtë mbledhje nga nënkryetari i këtij institucioni Sytki Ndrecaj.
I pari që e ka marrë këtë titull (pas vdekjes) ka qenë ish- trajneri i Veleçikut Agron Gjyrezi i cili vlerësohet edhe sot e kësaj dite për punën e mirë të bërë në drejtimin e kësaj skuadre në fundin e viteve ’80.
Një tjetër emër i njohur i sportit në Malësi të Madhe që u nderua me titullin e lartë është edhe ish- futbollisti i njohur dhe tashmë drjetori teknik i Veleçikut, Nuri Rexha.
Në vlerësimet e kësaj zone ka patur vend sot edhe për një gazetar sportiv dhe konkretisht për bashkëpunëtorin e Gazeta “Shkodra Sport”, fotografin dhe radiokronistin e njohur Engjëll Gjolaj. Ai ndonëse jeton prej vitesh në Itali, vazhdon të kontribuojë për sportin dhe jo vetëm sepse tashmë përmes librave që po boton, është duke i kushtuar rëndësi edhe historisë së zonave të ndryshme në Malësinë e Madhe.
Dhe personazhi i katërti i nderuar (pas vdekjes) është Dalip Rustemaj, një emër i njohur në futbollin koplikas, por edhe si drejtues i sportit për vite me rradhë.
Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”


