Wednesday, August 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESORE‘The Athletic’ me vlerësim të madh për Fisnik Asllanin: Cilësitë e tij...

‘The Athletic’ me vlerësim të madh për Fisnik Asllanin: Cilësitë e tij përputhen me kërkesat e Barcelonës

Media prestigjioze britanike “The Athletic” i ka kushtuar vëmendje Fisnik Asllanit në një analizë për sulmuesit që i duhen Barcelonës. Në artikull, Julian Alvarez cilësohet si objektivi kryesor i klubit katalanas për repartin ofensiv.

Megjithatë, “The Athletic” përmend edhe disa alternativa, mes tyre sulmuesin kosovar Fisnik Asllani. Media britanike vlerëson sezonin e tij të fundit me Hoffenheimin në Bundesligë.

Asllani realizoi 10 gola dhe dhuroi shtatë asistime, duke lënë gjurmë në kampionatin gjerman. Sipas “The Athletic”, Hoffenheimi dhe Asllani përbëjnë një tjetër mundësi interesante për Barcelonën.

Artikulli thekson se Asllani dhe Jonathan Burkardt kanë disa prej cilësive që kërkon klubi katalanas. Të dy sulmuesit mund të jenë edhe alternativa më të lira se Julian Alvarez.

Vëmendja ndaj Asllanit vjen pas dështimit të transferimit të tij te RB Leipzig. Marrëveshja me klubin gjerman u anulua pas shqetësimeve mjekësore të ngritura gjatë procesit të transferimit. Pas këtij zhvillimi, sulmuesi është rikthyer në stërvitje me Hoffenheimin.

E ardhmja e tij mbetet ende e hapur në këtë merkato, ndërsa interesimi i Barcelonës i jep një tjetër dimension situatës. Vlerësimi i “The Athletic” konfirmon se paraqitjet e Asllanit në Bundesliga kanë tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha europiane.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments