Jasir Asani ka rezultuar vendimtar ditën e sotme në ndeshjet e turit të dytë të Conference League.

Skuadra e lojtarit shqiptarë, Kisvarda ka fituar në transfertë ndaj ekipit të K.Almaty.

Ish-futbollisti i Partizanit shënoi golin e fitores për skuadrën hungareze në minutën e 82-të të takimit.

Një gol që rezultoi të ishte edhe i fitores për ekipin nga Hungaria, i cili hedh kështu një hap drejt kualifikimit në turin tjetër të këtij kompeticioni.