LIVE VLLAZNIA-U. KRAIOVA 0-1
45’+1′ (p) Ivan

MINUTË PAS MINUTE

 45’+2’ Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes me avantazhin 1-0 të Universitatea Kraiovës.

 45’+1’ Ivan nuk gabon nga pika e bardhë, teksa mposht Zogoviç i cili kishte gjetur krahun e gjuajtjes. 0-1

44’ Penallti për Universitate Kraiova pas nëj faulli të Juriç ndaj Baiaram në zonë.

42’ Vaganin ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Bulatoviç.

39’ Kraiova gjen golin me anë të Baiaram, pas një goditje të tij me kokë. Por ai anulohet pasi sulmuesi sinjalizohet në pozicion jashtë loje.

37’ Heriç nis një aksion të rrezikshëm për shkodranët, ku Jonuzi tenton një gjuajtje që bllokohet e më pas merr një top interesant nga Boshnjaku duke detyruar rumunët të çojnë topin në rivënie anësore.

36’ Kapatina nga e djathta provon të harkojë në zonë e shkodranëve, topi përfundon direkt në duart e Zogoviç.

34’ Bançu ndëshkohet me karton të verdhë pas një simulimi pranë zonës së kuqebluve.

30’ Çoba mundohet të krijojë një rast të rrezikshëm me një shpërthim në krahun e majtë, por rrethohet menjëherë nga mbrojtësit e skuadrës rumunë që largojnë rrezikun.

27’ Shkodranët kanë mundësinë të rrezikojnë me një goditje dënimi. Harkimi i Gurishtës largohet nga mbrojtësit kundërshtarë që nisen në kundërsulm të shpejtë. Është vetë Gurishta i cili shkakton më pas faull për të ndalur aksionin dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

21’ Pas goditjes nga këndi, Koljiç me kokë tenton portën por Zogoviç është i sigurt dhe pret në pozicion.

20’ Kretu nga jashtë zonës ka mundësinë të gjuajë drejt portës, por bllokohet nga dy futbollistë të Vllaznisë.

15’ Gjuajtje e rrezikshme e Vagenin, topi përfundon jashtë, jo larg shtyllës në të majtë të Zogoviç.

11’ Vllaznia është e kujdesshme për të mos lënë hapësira në mbrojtje, ndërsa kundërsulmi duket si arma e vetme për shkodranët.

7’ Vllaznia mundohet të dalë më para, me Hakajn i cili humb një mundësi të mirë për t’i pasuar Çobës i cili po nisej drejt zonës.

3’ Menjëherë rrezikshëm miqtë me dy tentativa që bllokohen nga mbrojtësit shkodranë.

1’ Nis dueli në Shkodër me shkelmimin nga qendra të kuqebluve.

FORMACIONET ZYRTARE:

VLLAZNIA (4-3-3): Zogoviç; Gurishta, Juriç, Bulatoviç, Hakaj; Boshnjaku, Jonuzi, Heriç; Kruja, Çoba, Aralica. (në dispozicion: Qarri, Shehi, Paloka, Smajli, Alivoda, Latifi, Vulaj, Marku, Hoxhaj, Kaina).

Trajner: Mirel Josa

UNIVERSITATEA KRAIOVA (4-2-3-1): Lazar; Kapatina, Gaman, Raul Silva; Mateiu, Kretu; Baiaram, Vagenin, Ivan; Koljiç. (në dispozicion: Rusu, Popesku, Pap, Vatajelu, Sreciu, Cimpanu, Nistor, Markoviç, Roguljiç, Martiç, Vina, Sala).

Trajner: Laszlo Balint

Gjyqtarë: P.Meklauglin, K.Kembëll, E.Hart (Irlandë);