Sunday, April 19, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREPartizani e Bylis e mbyllin në barazim mes polemikash dhe tensioni

Partizani e Bylis e mbyllin në barazim mes polemikash dhe tensioni

Nuk ka fitues në përballjen mes Partizanit dhe Bylisit, luajtur mbrëmjen e sotme në “Arena e Demave”. Një sfidë që i ka patur të gjitha brenda, por vetëm fitues jo sepse në fund të saj ka fiksuar shifrat 1-1.

Ka qenë skuadra ballshiote e cila ka kaluar e para në avantazh që në minutën e 2-të me anë të Ferreira, por pak më vonë Partizani do të barazonte me anë të Isgandarli që shënon me 11-metërsh. Një vendim shumë i diskutueshëm, por vetëm pas shikimit në VAR arbitri Koçi tregoi pikën e bardhë.

Ndërkohë Partizani që në minutën e 55-të ka mbetur me 10 futbollistë sepse Ismaili u ndëshkua me karton të kuq. Por gjithsesi ballshiotët nuk arritën të përfitojnë dhe si rrjedhojë gjithçka u mbyll në shifrat e barabarta duke bërë që dy ekipet të ndajnë nga një pikë.

Partizani 1 – 1 Bylis

(Isgandarli 18′ (pen) / Ferreira 2′)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments