Trajneri i Partizanit, Oltijon Kërnaja, ka theksuar se në situatën e sotme, edhe barazimi 1-1 ndaj Bylisit ishte i mirë, për mënyrën se si rrodhën ngjarjet në këtë ndeshje, ku skuadra e tij vazhdoi të shpërdoronte mundësi shënimi.
“Po ndodh që kemi një ngërç psikologjik aty para porte. Kemi shumë raste, sidomos pjesën e parë ishim mbi tre raste, katër raste që ishim brenda pesëmetërshit me top të lirë. Dy herë Isgandarli, herë Toma, herë Hjumën, herë Sidibe dhe nuk po arrijmë ta shënojmë. Ngërç psikologjik. Kemi punuar tërë javën që të shkojmë aty, por ja që as sot nuk u zhbllokuam.
Të them të drejtën, ne e dinim se si do vinte Bylisi dhe menduam të bëjmë një lojë duke futur Muratajn në organizim, përderisa është një numër gjashtë ose tetë tipik. Në anën difensive kishim punuar me të si mbrojtës të djathtë dhe në anën ofensive luajti më në qendër duke e ditur se sulmuesi shkonte një kundër një me dy qendërmbrojtësit tonë ose me Ismailin në ndërtim dhe u hapte një thellësi që do të merrej me Hjumënin pjesën e parë dhe duhet të dilnim aty ku dolëm pjesën e parë me Sidiben.
Dy raste që duhet t’i shfrytëzonim dhe duhet ta mbaronim si ndeshje që në fillim, pa e vënë në komplikim. Tentuam të ndryshonim pjesën e dytë, tentuam të sulmonim në pjesën e dytë në mënyrë tjetër. Kishim raste në pjesën e dytë, edhe pse me dhjetë veta. Munduam të kapnim tranzicionin pastaj dhe ishim në tranzicion me dy-tre raste të Sidibe një herë, një Diego që është lojtar boks. Por jo që mungesa e Skukës ndoshta po na e vuajmë shumë, një lojtar për tipologjinë e ekipit tonë.
Për manovrën që kërkuam ne, Toma është më i përshtatshëm. Për këtë manovër do ishte Skuka, por është Toma më i përshtatshëm, sepse edhe mos harrojmë se edhe në ndeshjen me Elbasanin ishim në posedim të topit 60% ne. Edhe sot ishim thuajse gjithë kohës në posedim të topit, gjithmonë rastet, edhe pse me dhjetë veta. Tentuam në pjesën e dytë me Diegon të bënim diçka tjetër edhe me Shabanin në zonë, meqë është lojtar më shumë zone sesa lojtar që mund të zbresë dhe të ndihmojë që të dalin linjat anësore. I tillë nuk rezultoi me sukses, sepse rastet i kishim. Thjesht duhet të shtyjmë topin në rrjetë, se të luash 45 minuta, thuajse 45 minuta me 10 lojtarë dhe mos të godasë thuajse asnjë herë dhe të kesh disa raste, këta djem po vrapojnë shumë dhe vërtet po vrapojnë shumë. Kështu që luftojmë ndeshjen e ardhshme.
Unë nuk e di çfarë duhet të kemi që të jemi më fluid sesa të dalim dy raste në pesë metra. Nuk është që gaboi Toma, se të sulmojmë një lojtar është shumë e lehtë. Toma bëri maksimumin e mundshëm. Kur fitojmë, fitojmë të gjithë. Kur humbim, humbim të gjithë. Nuk është fitoi një dhe gaboi tjetri. Të gjithë aty jemi. Do provojmë, do luajmë, sepse kemi përsëri mundësi të luajmë futboll, të luajmë ndeshjen e ardhshme dhe të luftojmë për trofeun tonë. Atë që është “Final Four”.
Golat e pësuar në 5 ndeshjet e fundit? Ndeshjen më parë kemi pësuar gol me dy standarde, nëse mbaj mend, si me Vlorën dhe me Teutën, nuk kanë qenë aksione të rrjedhshme. Në dy ndeshjet edhe me Vllazninë po ashtu në rivënie anësore. Ndeshjen me Elbasanin kërkuam të merrnim maksimumin edhe rrezikuam shumë duke ditur tranzicionin e atyre. Duhet të rrezikonim që të merrnim pikët, sepse nuk është shumë me të drejtë që të dalim këtu, humbëm 1-0, një penallti, nuk na justifikon të nxjerrim alibi. Tentuam të merrnim pikët, bëmë gjithë lëvizjen që mundëm dhe morëm golat siç i morëm në tranzicion, duke ditur pikën e fortë të atyre.
Ndërsa sot një gabim në pas, një gabim i thjeshtë në pasim, një goditje nga jashët zone, me një goditje morëm një pikë. Mbrojtja luajti shumë mirë sot, si të gjithë repartet, duke ditur edhe pozicionet e tyre, gjithë reparti ka luajtur shumë mirë sot. Të themi të drejtën, gjithë ekipi në mbrojtje. Sepse theksoj edhe njëherë, luajtëm më shumë se dyzet minuta me dhjetë lojtarë, kështu që duhen metra që të marrësh pikët. Sepse edhe Bylisi është një ekip i fortë, e tregoi javën që kaloi me me Dinamon. Kështu që nuk është ekip aq i kollaj sa mund të duket nga jashtë. Është ekip që tranzicionin e ka pikë të fortë, lojtarët e tij i ka të shpejtë. U përmendën shumë gjëra, kështu që mendojmë se na bën punë më mirë një pikë me dhjetë veta sesa asnjë sot. Kështu që prandaj ishin këto lëvizje.
Bytyçi dje Ismaili mungojnë në derbi, jo Sidibe. Ismaili mungon dhe mungon edhe Bytyçi, kështu që këto dy mungojnë këtë ndeshje. Por ne kemi lojtarë, shqyry klubi i Partizanit ka lojtarë, nuk ka justifikim A dhe B. Kemi lojtarë. Do shkojmë në derbi, po të plotë, sepse në vend Bytyçit është Preka, është Janjeva. Jemi aty. Në vendin e Ismailit, është Qaka, është Arfat, janë Rouan, është Murataj që luajti aty. Kemi goxha lojtarë për ta provuar atë. Nuk më shqetësojnë kartonët, sepse kartonët mua më shqetësojnë kur merren për protesta. Për protesta i kam marrë unë kartonët, kështu që çunat i kam për luftë agresive, aty që kërkoj unë nga ekipi. Të jemi agresiv, të vrapojmë gjatë gjithë kohës dhe pastaj të shohim. Të shohim në fund, se kur e mora, mos harroni, ishim me katër pikë, sot jemi diku më lart”, tha Kërnaja për RTSH pas ndeshjes.


