Friday, February 20, 2026
FAQJA E PARE ATLETIKE5 atletë të Vllaznisë drejt Beogradit për garat e Kampionatit Ballkanik

5 atletë të Vllaznisë drejt Beogradit për garat e Kampionatit Ballkanik

Është nisur sot drejt Beogradit të Serbisë ekipi kombëtar shqiptar i cili do të marrë pjesë në Kampionatin Ballkanik të Sallave të Mbyllura që do të zhvillohet atje ditën e nesërme. Në rradhët e tij bëjnë pjesë edhe 5 atletë të Vllaznisë e po ashtu edhe trajneri i saj Bruno Rrotani.

Kështu, drejt Beogradit me synime maksimale ka udhëtuar kampioni dhe rekordmeni ynë Franko Burraj i cili do të konkurrojë në garën e 400 metrave ky padyshim që do të synojë fort marrjen e medaljes së artë. Ai vjen pas suksesit në Mitingun Ndërkombëtar të Sofias në Bullgari ku zuri vendin e parë dhe të njëjtën gjë do të tentojë edhe nesër në Serbi.

Po ashtu pjesmarrës do të jetë edhe atleti Leandro Çardaku që do të konkurrojë në garën e 60 metrave, ndërsa Durjon Idrizaj do të konkurrojë në garën e 60 metrave me pengesa. Pjesmarrës në këtë event të rëndësishëm do të jenë dhe dy kërcyesit, Kolindo Kiri që do të konkurrojë në garën e trehapëshit dhe Muhamet Çangeli në kërcim së gjati.

Edhe prej këtyre sportistëve priten rezultate të mira dhe pse jo ndonjëri prej tyre të futet edhe në zonën e medaljeve. Garat do të zhvillohen ditën e nesërme dhe ne nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë suksese atletëve tanë.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments