Bylis ka fituar 4-1 me Erzenin në “Adush Muça”. Sfida hapëse e javës së gjashtë në Superligë ka prodhuar pesë gola, teksa miqtë e Kapllanit pësojnë golat e parë të sezonit.

Mbrojtja e pathyeshme tanimë ka pësuar më shumë sesa ka shënuar ekipi, me Bylis që i barazon me 11 pikë për të marrë vendin e dytë, duke i spostuar miqtë në vendin e tretë.

Sfida nisi mirë për vendasit, që kaluan në avantazh me Lajthinë pas 9 minutash lojë. Ka qenë Kaçorri që në të 23 do qetësonte vendasit me golin e dytë. Në 45 minuta e dyta, Beji do gjente golin e tretë, teksa de Souza për miqtë që rihapte ndeshjen në të 70 minutë, para se Ferreira Souza të mbyllte gjithçka në 4-1 vetëm 1 minutë nga fundi.

Bylis-Erzeni 4-1

Golat: Lajthia 10’, Kaçorri 24’, Anthony 58’, Ferreyra 90’ / Enck 70’

Bylis (4-2-3-1): Teqja, Trumçi, Janku, Damchevski, Lorran, Qoshku, Maçolli (Ndreu 90’+1), Lajthia (Sousa 65’), Esquerdinha (Ruçi 77’), Anthony (Ferreyra 65’), Kaçorri (Atshimene 77’) (në dispozicion: Haremi, Muçollari, Karakamisev, Abazaj, Fall) Tr: Arjan Bellaj

Erzeni (4-1-4-1): Xhika, Iljazi (Osmanllari 84’), Sadiki (Enck 69’), Krasniqi, Asani, Mehmeti, Ademi (Maloku 46’), Calbergue (Thioub 69’), Kahrimanoviç (Kriviçiç 69’), Kadriu, Nonato (në dispozicion: Hasanbelli, Doksani, Goga, Troplini, Avdiu) Tr: Xhevahir Kapllani

Arbitër: Albert Doda

Kartonë të verdhë: Lajthia 10’, Anthony 12’, Damchevski 70’ / Kahrimanoviç 12’, Kapllani (tr) 74’