Ishte premtuar nje premio e majme per fitoren ndaj Partizanit, por ne fakt futbollistet dhe stafi i Vllaznise jane shperblyer edhe per barazimin e arritur ndaj te kuqve.

Kjo eshte konfirmuar nga njeri prej lojtareve titullare te Vllaznise, pikerisht sulmuesi Demir Imeri. Ai ka qene i ftuar ne emisionin “Sport Arena” ne TV Rozafa dhe i pyetur ne lidhje me kete çeshtje, eshte shprehur: “Po, edhe per barazimin ndaj Partizanit jemi shperblyer”.

Vete ai nuk ka dashur te flase me shume per kete çeshtje, por “Shkodra Sport” ka mesuar se ekipi i Vllaznise eshte shperblyer me 5 mije euro per barazimin ndaj Partizanit.

Po ashtu, mesohet se kete shperblim e ka akorduar nje emer shume i njohur: Biznesmeni shkodran qe jeton ne Tirane, Ardit Kraja. Ai ne kete menyre edhe njehere tjeter tregon se eshte me zemer por edhe me financa prane skuadres se tij te zemres.

Ne kete menyre edhe njehere tjeter, rezultatet pozitive te ekipit te Vllaznise po shperblehen edhe nga ana financiare dhe kjo i ka bere te ndihen mire futbollistet dhe stafin teknik te saj./SHKODRA-SPORT.COM?