Më shumë se pesë milionë anketues janë përgjigjur në sondazhin e prestigjiozes ‘Marca’ në lidhje se kush duhet të qëndrojë dhe kush duhet të largohet nga Real Madrid në edicionin tjetër.

Keylor Navas, Jesus Vallejo, Theo Hernandez, Sergio Reguilon, Dani Ceballos, Marcos Llorente, Mateo Kovacic, James Rodriguez, Martin Odegaard, Oscar Rodriguez, Gareth Bale, Lucas Vazquez dhe Mariano Diaz janë emrat të cilat janë votuar më së paku nga tifozët madrilien, të cilët kanë kërkuar largimin e këtyre futbollistëve.

Lojtari më pak i votuar në këtë sondazh ishte uellsiani Gareth Bale, i cili tashmë veçse mund të konsiderohet si i larguar i rradhës nga “Santiago Bernabeu”, pas largimit të Keylor Navas.

Image: PA
Bale, i cili prej kohësh ka prishur raportet me teknikun Zinedine Zidane ishte i votuar vetëm 9% nga anketuesit, ndërkohë 91% të tjerë kanë kërkuar që ai të largohet.

Pavarësisht se qëndroi shtatë edicione në klubin madrilien, atij nuk iu dha fare mundësia nga ‘Zizu’ për tu përshëndetur me publikun në ndeshjen e fundit kampionale përballë Real Betis (0-2).

Por, sinjalet ishin të qarta, tashmë Bale ka marrë drejtimin për tu larguar.

 

Mariano Diaz, Luca Zidane, Dani Ceballos dhe Isco gjithashtu janë të sinjalizuarit nga madrilienët të cilët kërkojnë largimin e tyre, teksa futbollistët e tjerë si Dani Carvajal, Vinicius Jr, Sergio Ramos dhe Brahim Diaz ishin futbollistët që morën më së shumti vota për të qëndruar.

Ja dhe ku e keni listën e plotë:

Dani Carvajal: 92%
Vinicius Junior: 89%
Sergio Ramos: 84%
Brahim Diaz: 83%
Alvaro Odriozola: 82%
Sergio Reguilon: 81%
Keylor Navas: 76%
Raphael Varane: 75%
Karim Benzema: 72%
Thibaut Courtois: 65%
Luka Modric: 63%
Nacho Fernandez: 60%
Casemiro: 59%
Fede Valverde: 59%
Marcos Llorente: 59%
Lucas Vazquez: 52%
Toni Kroos: 36%
Jesus Vallejo: 36%
Marcelo: 33%
Isco: 31%
Dani Ceballos: 30%
Luca Zidane: 28%
Mariano Diaz: 24%
Gareth Bale: 9%