Një verë e nxehtë pritet për Real Madridin. Klubi spanjoll do të ketë në dispozicion 600 milionë euro për të shpenzuar, në mënyrë që në Santiago Bernabeu të vijnë lojtarë të klasit shumë të lartë. Sikurse raporton The Sun Football, pjesa e sulmit do të jetë komplet e formatuar, me Hazard, Joviç dhe Salah.

Pogba do të jetë një tjetër lojtar i transferuar dhe Militao në qendër të mbrojtjes, i cili do të jetë në vendin e Sergio Ramos.

Megjithatë, këto janë vetëm aludime të mediave të mëdha botërore, po mbetet për t’u parë se çfarë ndryshimesh do të sjellë merkatoja e verës./newsport/