Bardheblutë 17 vjeçarë të Tiranës fituan 1-0 sot finalen e kampionatit ndaj ekipit të Shënkollit dhe janë shpallur kampionë të Shqipërisë për sezonin 2018- 2019.

Por edhe në këtë sukses të tyre, nuk mund të mungojnë shkodranët. Ashtu siç ka patur dhe ka rregullisht futbollistë nga ky qytet në rradhët e Tiranës, tashmë ato i gjen edhe tek ekipet e moshave.

Lojtari që sot është shpallur kampion me këtë ekip është ëesli Çomo. Mbrojtësi 17 vjeçar i është bashkuar këtë sezon bardhebluve duke lënë Vllazninë ngaqë ka nisur studimet në kryeqytet.

Shtatëlarti që është formuar tek Akademia Vllaznia është bashkuar me Tiranën dhe ka dhënë kontributin e tij në suksesin e kësaj skuadre që u kurorëzua me meritë si kampione e vendit.
© shkodrasport.com