Nje shkodran eshte shpallur kampion i kategorise se pare ne Hong Kongun e larget dhe ka fituar te drejten qe bashke me ekipin e tij te luaje ne Superligen e ketij vendi.

Behet fjale per Ndue Mujecin i cili ka qene nje nder protagonistet kryesore per Happy Valley duke e ndihmuar ate te arrije objektivin per t’u ngjitur ne kategorine me te larte te futbollit te ketij vendi.

Ai shenoi 30 gola ne kampionatin e fundit, me shume se te gjithe te tjeret dhe per rrjedhoje eshte shpallur edhe golashenuesi me i mire i kampionatit.

Per kete arsye, diten e sotme, Mujeci eshte nderuar sot me “Kepucen e Arte” nga Federata e Futbollit e Hong- Kongut. Padyshim qe ky eshte sezoni me i mire ne shifra per kete futbollist, i cili sa i takon trofeve ka provuar te marre edhe me te rendesishem ngaqe eshte shpallur kampion edhe ne Letoni.
© shkodrasport.com