Kylian Mbappe ende nuk dihet ku do të luajë sezonin e ardhshëm, edhe pse janë të shumtë ata që janë të bindur për kalimin te Real Madrid.

Sulmuesit i përfundon kontrata me 30 qershor 2023 dhe PSG po bën çmos që të nënshkruajë me të një marrëveshje të re.

Mundo Deportivo shkruan se francezët i kanë ofruar Mbappe rreth 50 milionë euro në vit, një shifër që do e bëjë sulmuesin të mendohet mirë.

Real Madrid i ofron më pak, por gjithmonë kampioni i botës ka ëndërruar të luajë me spanjollët dhe mund të refuzojë milionat e PSG.