HomeKRYESORE50 minuta para ndeshjes, Silvinjo grumbullon portierin shkodran Alen Sherri në kombëtare

50 minuta para ndeshjes, Silvinjo grumbullon portierin shkodran Alen Sherri në kombëtare

Miqësorja me Bullgarinë ka nisur, teksa kuqezinjtë kanë zbritur në fushën e “Air Albanias” për të kërkuar një tjetër 3 pikësh. Për këtë sfidë Sylvinho ka grumbulluar edhe lojtarin e Superiores.

Bëhet fjalë për Alen Sherrin e Egnatias, i cili do të zëvendësojë Elham Kastratin. Ky i fundit për shkak të një gjendje gripale nuk sdo të jetë i gatshëm për këtë duel.

“Përshëndetje të gjithëve,

Për shkak të gjendjes gripale, portieri Elhan Kastrati nuk do të jetë pjesë e ekipit për ndeshjen ndaj Bullgarisë. Për këtë arsye, trajneri Silvinjo ka vendosur të thërrasë portierin e Egnatias, Alen Sherri.

Punë të mbarë”, thuhet në njoftimin e FSHF-së.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments