Partizani-Vllaznia ishte supersfida e javës së 3-të të Abissnet Superiore. Ndeshja e zhvilluar në “Elbasan Arena” u mbyll në barazim 1-1. Një nga lojtarët më të mirë në fushë për Vllazninë ishte Mevlan Adili që shpëtoi disa herë ekipin nga goli. Në fund të ndeshjes për “Gol pas Goli”, mbrojtësi u shpreh:

Momentet e fundit? “Kur shpëtojmë gola është meritë e të gjithëve. Më e rëndësishme për mua ishte që të fitonim se sa të dilja lojtari i ndeshjes. Rezultati të tërheq, por do t’I shikojmë rastet pas ndeshjes për të parë se ku gabuam.

Asnjëherë në Shkodër nuk ka qetësi dhe pritshmëritë janë rritur shumë. Duhet të luajmë të lirshëm dhe mund të fitojmë ndaj çdo skuadre. Vllaznia nuk është asnjëherë surprizë pasi është emri I madh, por suprizë është bërë nga mediat, aq sa thanë që do të rrëzohemi nga Kategoria.

Kemi bërë një merkato shumë cilësore, vjet nuk kishim lojtarë të njohur. Kemi folur edhe me skuadrën që luajmë mirë kur jemi 0-0, ndërsa kur shënojmë gol nuk e di çfarë ndodh. Duhet të shikojmë ku të përmirësohemi pasi çdo skuadër në kampionat është e fortë dhe të ndëshkon”./newsport/